Muslym Murrizi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur për zhvillimet e fundit nga politika.

Teksa ishte duke komentuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Murrizi komentoi dhe qasjen pro komunitetit “LGBTQ” të administratës Biden, e po ashtu të kandidates Kamela Harris. Murrizi u shpreh se është kundër këtij grupimi shoqërore pasi ai beson në Zot. Ndër të tjera, ai shtoi se ky grupim nga administrata Biden po paraqitej si pjesë e çmuar.

Unë kam dy kalamaj dhe nëna imë ka lindur 8 kalamaj bashkë me babin tim, dhe unë besoj në Zot, jo tek Darvini. Unë respektoj atë që ka sjellë i madhi Zot. Jam kundër transgjinorëve dhe kundër hipokrizisë për të marrë kredi të butë, për të qenë të avantazhuar në administratën publike. Unë respektoj familjen, madje as vidat tek mekaniku nuk mbërthehen as vidë më vidë, as dado më dado. Duhet dado me vidë që të mbërthehen. Unë respektoj atë familje që na ka sjellë krijuesi, besoj në Zot. Unë nuk paragjykoj askënd, por një cen jashtë asaj që thotë Bibla, Kurani apo një tjetër libër i shenjtë, pra ata popuj që besojnë në Zot, nuk mund ta marr si avantazh. E keqja është se ky grupim shoqëror, siç ka shumë grupime shoqërore, ky po na shitej si një pjesë e çmua dhe ne që nuk jemi pjesë e këtij grupimi, na vinte turp të dilnim sepse quheshim si me defekt, si me cen, si të sëmurë.”– tha ai.