Diana ka vendosur të largohet nga shtëpia e “BBVK”, pasi i ati nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke hequr dorë përfundimisht nga gara për çmimin e madh. Ajo ende nuk ka reaguar zyrtarisht në rrjetet sociale, duke lënë ndjekësit e saj në pritje të një sqarimi. Megjithatë, një veprim i saj ka tërhequr vëmendje: Diana ka publikuar një “story” në Instagram, por e ka fshirë menjëherë pas publikimit.

Ende nuk dihet çfarë përmbante postimi, por fansat po spekulojnë mbi arsyet e largimit të saj nga reality-show dhe situatën e saj të shumëpërfolur me Arionin. Pritet që Diana të sqarojë gjithçka në ditët në vijim.