Francesko Beccheti ka influencuar dhe ka paguar ekspertin e “pavarur” italian Alberto Paskale për të dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për t’u deklaruar në krah tij kundër Shqipërisë në çështjen e Beketit ndaj qeverisë shqiptare për Agon Chanel.
Alberto Paskale ishte orientuar nga Beccheti se çfarë duhet të thoshte në gjykatë, dhe firma investiguese kontraktuar nga qeveria shqiptare ka kryer disa biseda me “ekspertin e pavarur”. Agjentët e firmës që u hoqën si biznesmenë që kishin interesat e tyre në çështje të ngjashme, e kanë futur në kurth “ekspertin e pavarur” me përgjimet e tyre.
Në videon e publikuar në raportin hetimor, Alberto Paskale që ka qenë dëshmitari në këtë gjyq dhe aktualisht nga viti 2022 mban pozicionin e Presidentit të Umbria Film Commission dhe është profesor në Universitetin e Sapiencas në Romë, flet pa dorashka për takimet e tij paraprake me Beçhetin.
“Teknikisht nuk duhet të flisnim me njëri tjetrin. Teknikisht. Sepse unë isha një ekspert dhe avokatët më kërkonin të bëja këtë apo atë. Por UNE E TAKOVA ATE dhe mund t’ju them, jam i sinqertë se ai më përgëzoi duke thënë se kisha bërë një superperformancë gjatë gjithë diskutimit”, thotë Pasquale në një video të rregjistruar fshehtas nga Firma e Investigimit.
Në vendimin e gjykatës së Arbitrazhit, Pasquale ka deklaruar si “ekspert i pavarur” se audienca e Agon Chanel do të ishte e madhe në dritën e strategjisë së Agon Italia dhe e krahasuar me kanalet e tjera televizive.
Por në rregjistrimin e fshehtë Pasquale me zë dhe figurë pranon se opinioni i tij personal ishte se Agon Channel nuk do të mund të përmirësohej, edhe pse ka deklaruar ndryshe në dëshminë e tij. “Pika kyçe ishte të demonstrohej se kishte mundësi të arsyeshme për ta të përmirësoheshin…por në mendimin tim personal mund tua them, nuk ishin në gjendje” thotë Pasquale gjatë video rregjistrimit.
“Sigurisht që isha në njërin krah, por është si avokatët apo jo? Ku është e drejta, ku është gabimi. Varet se kush paguan apo jo? Nëse duhet të shkruaja komentet nga ana tjetër, unë ndoshta do të theksoja gjëra të tjera. Dua të them, problemi është kush ishte qëllimi për këtë”, thotë Pasquale e ndërsa agjenti e pyet se ai duhet të mbronte interesat e klientit të tij, pra Beçhetit, Pasquale përgjigjet pa dorashka: “Oh po, jam shumë i lumtur për këtë! Sigurisht që raporti im ishte në mbështetje të këtij pozicioni duke thënë: “Mirë, nëse qeveria shqiptare nuk do të kishte ndërprerë transmetimin, ata do të lulëzonin. Por sinqerisht, nuk mendoj se ata mund ta bënin një gjë të tillë”, thotë Pasquale me zë dhe me figurë.
Dhe në të kundërt të raportimit të tij në Gjykatën e Arbitrazhit, Pasquale thotë se jo vetëm Agon Channel nuk do të kishte mundësi të rritej, por do të ishte mbyllur pas 6 muajsh për shkak të problemeve.