Ditën e djeshme janë zhvilluar ndeshjet e vlefshme për javën e 7-të të Ligës Amatore të “Sunday League”.

Në grupin A ka spikatur dueli i zhvilluar mes “FC Barrikada – “Alpha” i cili u mbyll me shifrat 2 – 1.

Takimi ka nisur jo në mënyrën e duhur për djemtë e drejtuar nga trajneri Denis Mullarai teksa në minutën e 4′ janë gjendur në disavantazh.

Pavarësisht këmbënguljes së lojtarëve të “FC Barrikada” pjesa e parë është mbyllur me shifrat 0-1 duke lënë kështu përmbysjen e rezultatit në të dytën.

Teksa janë zhvilluar vetëm 2 minuta lojë nga fillimi i pjesës së dytë, topi i harkuar në zonë ka gjetur rrugën e rrjetës pas goditjes së sulmuesit me numrin 9 Qosja.

Nuk do vononte shumë dhe në minutën e 51′-të Mulaj realizon të dytin për Barrikadën, një gol që ka vlerën e tre pikëve.