Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën ku do të mbahet takimi me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës. Takimi pritet të nisë rreth orës 11:00 me orën greke në një sallë në ‘Porto Palace’.
Gazeta TemA sjell edhe video nga atmosfera ku dallohen në sfond këngët shqip.
Greqia ishte ndalesa e parë e kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për diasporën në maj të këtij viti, ku u takua me shqiptarët në Athinë, vizitë që erdhi në kulmin e acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të çështjes Beleri.