Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, festoi ditëlindjen e parë të djalit të saj, Amen.

Si dhuratë, i dedikoi një këngë ku ndër të tjera shprehu dhe se sa të mira ka sjellur lindja e tij në jetën e saj.

Por, ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet në makinë me vajzën e saj, Ajkën, e cila mesa duket ka xhelozuar se pse Xhensila nuk i ka kushtuar asaj një këngë.

“Ti do më shumë Amenin sesa mua, sepse atij ja ke bërë të parën”, ka thënë vogëlushja në video.

Nga ky postim, artistja lajmëroi edhe ndjekësit e saj se këtë javë nisin xhirimet e këngës që do i kushtohet vajzës së saj.

“A e di se sa sekrete si mami vajzës do të të them tek ajo kënga”, i tha Xhensila vogëlushes së saj në video.