Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të diel pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së 11-të. Në “Tofik Jashari” të Shijakut ishin miqtë nga Vora që mposhtën 0-1 Erzenin falë golit të Gecit në minutën e 43-të dhe marrin kreun momental me 28 pikë.
Ndeshja e “Redi Malokut” në Fushë-Krujë prodhoi shtatë gola, aty ku Kastrioti përmbysi 4-3 Korabin. Tri pikë për Valbonën që fitoi 0-2 kundër Lushnjës në “Roza Haxhiu”. Ndërkohë në Pogradec vendasit fituan 1-0 me Apoloninë. Kukësi nuk di të fitojë duke barazuar 0-0 në udhëtim me Burrelin.
Kjo javë do mbyllet të martë në orën 14:00 me Besa – Flamurtari në stadiumin e Rrogozhinës. Vora, Flamurtari, Besa dhe Kastrioti mbajnë katër vendet e para, ndërsa në fund Korabi, Kukësi, Valbona dhe Erzeni me vetëm dy pikë.