Pas vdekjes tragjike të 14 vjeçarit, Martin Cani një ditë më parë pranë shkollës ‘Fan Noli’ janë shprehur për Report Tv se sot nxënësit nuk kanë respekt për mësuesin.

“Ti ketë lënë uratat, u prehtë në paqe, u bëftë dritë. Nuk e njihja, por ishte në lule të fëmijërisë. Kam vajzën këtë shkollë, në parashkollor. Nuk kam dëgjuar më parë për raste të në këtë shkollë, në këtë zonë”, tha një nënë për Report Tv.

Ndërkohë një prind tjetër tha se prindërit janë përgjegjësit kryesor ndaj duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve.

“Nuk lejon prindërit, jo më të fusi njerëz që nuk janë të shkollës. I kontrollon në mënyrë perfekte. Sa kalon ora tetë i thotë futini shpejt se nuk do ju lënë të futeni në mësim. Nëse fëmija vjen i shoqëruar me prindërit, dhe prindërit janë në dijeni, zotëria nuk ka çfarë të bëjë. Ti kushtojnë vëmendje edhe fëmijës se rrinë gjithë ditën në TikTok, Facebook, Instagram.

Jam me dy fëmijë vetë dhe dua të largohem sa më larg nga Shqipëria. Është rasti katërt brenda pak muajve dhe Shqipëria sa një lagje është.
Përgjegjegjesi kryesor është familja. Nëse shoqëria dështon, hallka e parë është familja. Edhe mësuesit kanë pasur autoritet më përpara. Më parë ne e shikonim mësuesin dhe dridheshim, i shikonim si prindër të dytë. Tani thonë erdhi ky, erdhi kjo. Edhe prindërit të bëjnë rolin tamam të prindërit mos të kërkojmë vetëm nga shkolla” tha një prind tjetër për Report Tv.

Ndërsa një nga shokët e viktimës tha se 14 vjeçari ishte një djalë i urtë.

“E kishim shok, ka qenë çun i urtë. Ai është një vit më i vogël, ne jemi në gjimnaz. Nuk dinim gjë për ngjarjen. Kemi ardhur për ti sjellë lule. Nuk e dimë kush mban thika e kush jo” tha një shok i Martinit.