Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një konsultim me një përfaqësi prindërish, ku fokusi kryesor ishin nxënësit dhe siguria në shkolla.

Manastirliu u ndal edhe tek vrasja tragjike e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, ndërsa nënvizoi se duhet të fuqizohen instrumentet parandaluese të fenomeneve të dhunës.

Na duhet një bashkëpunim edhe me prindërit që jeni një faktor përcaktues që fëmijët të keni mundësit të shpalosin potencialin e tyre. Duhet të kemi prioritet edukimin dhe për këtë duhet të jemi më të lidhur së bashku. Këshilli Kombëtar i prindërve është një strukturë funksionale. Kemi nisur këtë tur të komunikimit publik për të diskutuar të gjitha proceset edukative dhe instrumentet e parandalimit që duhet të parandalojnë fenomene që lidhen me dhunë, Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë është tragjike na ka shqetësuar, si prindër por edhe si strukturë të Ministrisë së Arsimit dhe është një moment për të reflektuar dhe fuqizuar instrumentet parandalues që ne i kemi të ngritura, të çdo forme dhune duke krijuar mundësinë që të fuqizojmë strukturat që sot i kemi brenda shkollë. 850 punonjës socialë dhe psikologë i kemi sot në sistemin tonë. Prej 2018 kemi vendosur që shkollat të kenë oficerë të sigurisë në shkolla dhe kemi rritur numrin”, ka thënë ajo.