Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë. Futbollisti ka dhënë lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit në Bundesligë gjatë sfidës së Bajer Leverkusen me Heidenheim. Ai zgjodhi mënyrën e veçantë për të treguar se në familjen e tij do të shtohet një anëtar i ri.

Sikurse shihet, mesfushori ka vendosur topin poshtë bluzes, duke nënkuptuar se partnerja e tij, Leonita Xhaka është në pritje të ëmbël.

Futbollisti i njohur është edhe baba i dy vajzave, Ayana dhe Laneya. Ndërsa nuk dihet ende gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë së shpejti apo sa muajsh shtatzënë është Leonita.

Graniti dhe Leonita u fejuan në vitin 2015, ndërsa dy vite më vonë e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.