Modelja e njohur me origjinë nga Kosova, Arta Nitaj, është bërë nënë për herë të parë. Ajo është bërë nënë e një djali, emri i të vogëlit nuk dihet ende.
Burime për “Prive” kanë bërë me dije se Nitaj është bërë nënë dy muaj më parë, por që lajmi ka qarkulluar vetëm ditën e sotme.
Kohët e fundit, ajo ka zgjedhur të qëndrojë larg qendrës së vëmendjes, duke u distancuar nga jeta publike dhe aktivitetet në rrjetet sociale.
Kjo largësi nga publiku ka nxitur spekulime të shumta, por tani është bërë e qartë se Arta ka preferuar të ruajë privatësinë e saj gjatë kësaj periudhe të veçantë të shtatzënisë.
SKANDALI
Teddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik, në korrik 2022 në llogarinë e tij zyrtare në Instagram publikoi disa statuse, mesazhe dhe foto që kishin të bënin me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzonte se merr para në këmbim të një nate me të.
YouTube-ri britanik postoi një bisedë private që ishte zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihej që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se Arta i ka marrë 5 mijë euro për një natë.
Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.
E pas këtyre akuzave të forta modelja kosovare zgjodhi që të heshtë dhe të mos japë asnjë deklaratë në lidhje me skandalin duke vazhduar normalisht të shijojë jetën e saj në pushime të shumta.
Mesazhet e publikuara:
-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.
-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon s atë vij në Kosovë.
Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”
Më tej ai publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”
Postimet e YouTuberit britantik nuk mbarojnë me kaq, pasi ai ka ndarë gjithashtu një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Arta Nitajn. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vërtetësinë e fotove apo bisedave që vlogeri britanik ka publikuar.