Courtney Burgess një burrë që pretendon se kishte në posedim kasetat nga festa e Diddy dëshmoi para një gjykate. Në video thuhet se shfaqen tetë të famshëm, gjashtë burra dhe dy gra, mes tyre dy të mitur. Ai pohoi se të gjithë yjet e paraqitur dukej se ishin nën ndikimin e alkoolit në xhirime dhe në dukje ishin viktima dhe jo autorë.
Gjykata i kërkoi Burgess të kthente të gjithë skedarët, duke përfshirë disqet USB, hard disqet, pajisjet e ruajtjes elektronike ose pajisjet që përmbajnë video. Gjithashtu avokati i Burgess, Arielle Mitchell-Kidd, foli në tetor në lidhje me kasetat e supozuara, duke argumentuar se një nga të famshëm meshkuj ishte profili më i lartë se z.Combs.
Karakteristike ai u shpreh: “ Mund të konfirmoj që ekziston. Se është e vërtetë dhe se fytyra tjetër në video duket shumë. Nuk ka dyshim nëse ai është personi në video”.
Në atë kohë, ekipi ligjor i Combs pretendoi se komenti i Mitchell-Kidd ishte për publicitet dhe vëmendje. Ylli në fjalë u tmerrua nga kërcënimi për publikimin e videos, me një burim që zbuloi se ai ndihet sikur ishte viktimizuar vite më parë dhe tani po viktimizohet edhe një herë. Themeluesi i Bad Boy Records u arrestua në shtator dhe përballet me akuzat për trafik seksual, zhvatje dhe prostitucion. Ai vazhdimisht ka mohuar çdo keqbërje përmes avokatëve të tij.