Rreth 40 km nga bregu verior i Islandës, ky ishull është shtëpia e një prej lagjeve më të largëta të Europës dhe një popullate zogjsh.
Edhe në një ditë me diell në fund të gushtit, era në ishullin e Grimsey ‘i pret’ veshjet kundër ujit me kaq forcë sa duket sikur edhe një shkulm i saj mund të të fshijë përgjithmonë nga harta.
Deri në vitin 1931, e vetmja mënyrë për të mbërritur në ishull ishte një varkë që dërgonte letrat dy herë në vit. Sot, ka fluturime 20-minutëshe nga Akureyri dhe tragete të cilat brenda tri orëve marrin aventurierët nga fshati Dalvik për t’i sjellë në këtë vend shkëmbor ku ka një shumëllojshmëri zogjsh e gjallesash të egra.
Veç zogjve arktikë e pufinëve, në të gjenden edhe pulëbardhat me këmbë të zeza, kuaj e dele. Numri i zogjve tejkalon atë të banorëve në raportin 50.000 me 1.
Tereza Constantinou, Oliver Shorttle dhe Paul B. Rimmer modeluan atmosferën aktuale kimike të planetit dhe zbuluan se “nuk ka pasur kurrë ujë”.
“Afërdita sot është një planet i zjarrtë”, thotë NASA. Planeti ka një temperaturë mesatare prej 465 gradë Celsius në sipërfaqe dhe presion 90 herë më të madh sesa i Tokës në nivelin e detit, si dhe mbulohet nga re të dendura e toksike acidi sulfurik.
Në studimin e tyre, shkencëtarët zbuluan se shtresa e brendshme e planetit s’ka hidrogjen, çka do të thotë se është më e thatë se sa e Tokës.
Në vend të kondensimit në sipërfaqen e planetit, uji në atmosferën e Afërditës mbeti si avull, thotë studimi.
Një tjetër studim i vitit të shkuar nga Universiteti i Çikagos thotë se Afërdita “ka qenë e pabanueshme në të paktën 70% të historisë së saj, 4 herë më gjatë sesa matjet e mëparshme”.