Pas humbjes kundër Liverpoolit në Champions League, Real Madridi u rikthye në kampionat dhe mposhti Getafen, 2-0 , ndeshje në të cilën Endrick, një sulmues i ri, që Merengues e morën nga Palmeiras dhe që nuk është përdorur shumë nga Carlo Ancelotti.

“Çfarë duhet të bëjë për të luajtur? Duhet të punojë. Ai nuk hyri në lojë sepse Mbappe po bënte shumë mirë, duke krijuar rrezik, dhe po ashtu edhe të tjerët. Ai do të jetë gati për ndeshjen e radhës”,- shpjegoi trajneri bardhezi.

Ancelotti pranoi, në fakt, se goli i Mbappe ishte “një lehtësim”, një lojtar që është kritikuar për mungesën e efektivitetit të tij që kur mbërriti në Santiago Bernabéu. “Ishte një gol spektakolar, me një ekzekutim fantastik. Përveç kësaj, ai bëri një lojë shumë të mirë”, shtoi trajneri për sulmuesin francez.