Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Rayo Vallecanon, i pyetur për dëmtimin e sulmuesit francez, u shpreh:

“Për Mbappé, dëmtimi në kofshën e majtë, nuk është shumë serioz. Ai nuk do të jetë për ndeshjen e nesërme (të shtunën, kundër Rayo Vallecano në La Liga).

Por ai do të udhëtojë për në Katar (për finalen e Kupës Ndërkontinentale të mërkurën) dhe do të shohim nëse mund të luajë apo do të jetë pjesë e ndeshjes.

Në çdo rast, ai vjen me ne sepse mendojmë se mund të shërohet nga ky dëmtim. Është shumë e vështirë të thuhet se nga vjen ky dëmtimi. Gjatë dy pushimeve të fundit ndërkombëtare ai ka qëndruar këtu, ka punuar mirë, ka pushuar, kjo është treguar sepse paraqitjet e tij janë përmirësuar shumë kohët e fundit.

Për fat të mirë, është një periudhë e shkurtër, nuk është një dëmtim afatgjatë. Unë nuk mendoj se ai do të humbasë atë që ka arritur së fundmi”.