Apeli i Papa Françeskut në prag Krishtlindjesh: Le të lutemi
Papa Françesku, në mesazhin e sotëm të së dielës drejtuar besimtarëve, apeloi për armëpushim në Gaza, Ukrainë dhe në çdo vend tjetër të botës ku ka luftë.
Në të njëjtën kohë, Papa iu referua Gazës, duke folur për brutalitet kryesisht ndaj fëmijëve që goditen nga automatikët, por edhe nga bombardimet.
“Ukraina vazhdon të goditet nga sulmet kundër qyteteve që ndonjëherë shkatërrojnë shkolla, spitale, kisha. Le të heshtin armët dhe le të dëgjohen këngët e Krishtlindjeve.
Le të lutemi që në Krishtlindje të zbatohet armëpushimi në të gjitha frontet e luftës, në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në të gjithë botën.
Me dhimbje mendimi im shkon në Gaza, në një brutalitet të tillë. Për fëmijët që goditen me automatik, për bombardimet e shkollave dhe spitaleve. Sa brutale”, tha Papa Françesku.