Pas një përfundimi shumë pozitiv të sezonit të kaluar, dhe gjithashtu një Euro 2024 të shkëlqyer me Turqinë, Arda Guler është sërish nën hijen e yjeve të mëdhenj të Real Madridit dhe ka vetëm një gol dhe tre asistime në 21 ndeshje këtë sezon, shumica prej tyre, duke u hedhur në fushë nga pankina.
Pavarësisht se u lidh me një huazim në janar, me José Mourinhon që kërkon një rikthim te Fenerbahçe, Carlo Ancelotti dëshiron të vazhdojë me 19-vjeçarin dhe Mehmet Ali Guler, gjyshi i mesfushorit, beson se nipi i tij do të vazhdojë në Spanjë.
“Real Madridi nuk do ta lërë vetëm këtë djalë dhe me të vërtetë nuk do ta lërë. Arda do të jetë atje deri në vitin e gjashtë (të kontratës), por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”,- tha ai për shtypin turk, duke deklaruar se nipi i tij ka potencial të jetë futbollisti më i mirë në botë dhe ndoshta edhe në histori…
“I thashë: ‘Bir, ti je tashmë numri një. Turqia të njeh, bota të njeh, të gjithë të njohin”, por ai dëshiron më shumë se kaq. Ai thotë… “Unë dua të jetë numri një. Ndoshta ai dëshiron të mundë Ronaldon, Messin e kështu me radhë. Unë mendoj se ai do t’ia dalë,”- tha ai.