Mbrëmë u mbajt finalja e “Kënga Magjike”, një prej kompeticioneve më të ndjekura muzikore në Shqipëri. Megjithatë, një ngjarje e papritur ka lënë publikun shqiptare mes pikëpyetjeve.
Dy nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin, Arilena Ara dhe Pirro Çako, nuk performuan në natën finale. Bojkoti i tyre pak orë para eventit ka ngjallur polemika dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale dhe mediat online.
Në postimin e saj, Arilena ripostoi një status të një prej bashkëpunëtorëve të saj, ku shkruhej: “Natën e mirë vetëm Arilena Arës që ua mori çmimin edhe pa qenë prezente”. Ky mesazh ka ngjallur interpretime të ndryshme, duke lënë të kuptohet se arsyet e bojkotit mund të jenë të tjera, ndoshta të lidhura me mosmarrëveshje ose dyshime për parregullsi në procesin e vlerësimit.