Në një intervistë mbi eksperiencën televizive, Arjon Muça ka treguar sot në ‘Ftesë në 5’ se si kanë qenë këto vite në media për të.
I pyetur lidhur me rolin si opinionist në ‘Përputhen’, Arjoni u shpreh se sot ka vajza shumë të emancipuara dhe djemtë patriarkalë.
Më tej ai foli për koleget e tij televizive, duke zbuluar se raporti me Zhaklin Lekatarin ka qenë më i vështirë më herët.
Megi Pojani një surprizë! Një vajzë e brishtë, e do punën jashtëzakonisht shumë!”, u shpreh ai teksa saktësoi se si ishin marrëdhëniet brenda ‘Përputhen’.
Përsa i përket miqësive që kanë zgjatur edhe përtej televizionit, Arjon Muca pohoi se dy njerëzve që i ka besuar sekretet e zemrës janë Arjola Shehu dhe Erjona Rusi!