Arnita Beqiraj e ka ndarë mendjen të martohet, madje ka vendosur edhe një afat. Në një bisedë në “Një gotë rose” në MCN ku ka rrëfyer për jetën e saj, momentet e rëndësishme, të bukura e të trishtuara, ajo ka zbuluar edhe këtë plan që synon ta realizojë brenda…2025-ës! Gjithçka është gati, por mungon vetëm diçka, një ‘detaj’ fare i vogël.
Arnita Beqiraj: Nuk kam asgjë në tavë por kam vendosur të martohem vitin tjetër.
-Ashtu ë? Do të martohesh?
Arnita Beqiraj: Po, po, nuk e di me kë, nuk kam asnjë ndihmë të vogël, por do të ndodhë.
-Si, të dalin këto gjëra?
Arnita Beqiraj: Jo. Unë do ta bëj, ta dini, jeni të ftuara. Na mungon vetëm partneri por nuk ka asgjë, është thjesht një detaj.