Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në Tiranë Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, Giuliano Zignani.

Temë e diskutimit mes Ballës dhe delegacionit italian ishin të drejtat dhe përkujdesja ndaj punë-marrësve shqiptarë në Itali.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi marrëveshjen për pensionet mes dy vendeve dhe mënyrat për të lehtësuar proceset për të dyja komunitetet.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për thellimin e lidhjeve mes dy brigjeve të Adriatikut dhe për përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen qytetarëve tanë”, tha Balla.

ITAL, Instituti për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Punëtorëve me përvojë mbi 70-vjeçare, luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e qytetarëve, veçanërisht emigrantëve dhe komuniteteve në nevojë, duke ofruar asistencë sociale, shërbime për pensionet dhe mbrojtjen e të drejtave sociale e të punës.