Boksieri legjendar, 58-vjeçari amerikan Mike Tyson, humbi me vendim të gjyqtarëve pas tetë raundesh ndaj 27-vjeçarit Paul dhe me meritë, duke pasur parasysh se ai arriti të godasë YouTuber-in vetëm 18 herë në të gjithë ndeshjen.
Legjendari ‘Iron Mike’ ka marrë 78 grushte dhe ka treguar se as që i mban mend ato.
“Nuk e mbaj mend ndeshjen. Më ra të fikët pak. Më kujtohet vetëm fillimi i raundit të dytë, Jake po bënte diçka, nuk e kuptoja se çfarë”,- ka thënë fillimisht Tyson, i cili padyshim kujton vetëm se Paul iu përkul në fillim të raundit të dytë.
Siç thotë ai, nuk i mban mend ato 78 goditje që ka marrë, por që kanë lënë gjurmë tek ai.
“Nuk e mbaj mend forcën e grushteve të tij, por më dhimbte i gjithë trupi pas përleshjes, veçanërisht gjoksi dhe stomaku”.
Kur u pyet nëse i vjen keq që rihyri në ring në fund të viteve pesëdhjetë, Tyson ishte i sinqertë. “Një ditë pas ndeshjes u zgjova dhe e pyeta gruan time: “Pse u ndesha? Thjesht nuk e di se çfarë dreqin po ndodhte”,- përfundoi boksieri legjendar.