Shtatë të arrestuar dhe 40 të proceduar në gjendje të lirë është bilanci i protestës së organizuar mbrëmjen e djeshme nga opozita.
Shumica e 40 personave të proceduar janë deputetë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë.
Policia ka njoftuar se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë u kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.
Lista:
Flamur Noka,
Çlirim Gjata,
Xhelal Mziu,
Albana Vokshi,
Oerd Bylykbashi,
Flamur Hoxha,
Petrit Doda,
Agron Gjekmarkaj,
Elda Hoti,
Lefter Maliqi,
Tedi Blushi,
Gazment Bardhi
Luçiano Boçi,
Lefter gështenja
Saimir Korreshi,
Erisa Xhixho.
Ina Zhupa
Ludovik Hasani