Thirrjen e kreut të PD, Sali Berisha për sulme ndaj ambasadave shqiptare në botë, analisti Frrok Çupi e konsideron terroriste.

Në një intervistë “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të reagonte pas deklaratave të ish kryeministrit. Sipas Çupit, Berisha duhet të ishte mbrapa hekurave.

“Gjithçka e zezë në këtë vend është projektuar nga truri i tij. Kjo dëshmon panikun ku ndodhet. Ndërkohë është edhe vet thirrja, nëse do tentonin ta realizonin, ambasadattona janë të mbrojtura nga fuqitë e shteteve ku ndodhen.

Këto janë thirrje terroriste. Terrorizmi salist në Evropë. Kombi nuk mund të cënohet prej tyre. Kjo do ishte vëmendje më e madhe e Perëndimit ndaj këtij vendi. Duhet të reagonte SPAK, Sali Berisha duhet të ishte mbrapa hekurave”, theksoi ai.