Për kreun e PD, Sali Berisha fushata elektorale e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump është një leksion shumë i mirë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ish-kryeministri kërkoi që të zhvillohen takime derë me derë me qytetarët, pasi vetëm kështu mund të fitohet.
Ai thotë se Donald Trump, pavarësisht se ishte i censuruar, fitoi nga takimi me qytetarët.
Sali Berisha bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve, duke kërkuar krijimin e një fronti të gjerë, jo vetëm me demokratët.
“Të motivojmë cdo anëtar të PD, të bashkojmë çdo anëtar të PD, mbështetës të saj në betejën e fitores.
Fitorja, të cilën e presin njësoj si ajrin zogjtë qytetarët shqiptarë kalon para së gjithash në bashkimin e shqiptarëve. Në krijimi e një fronti sa më të gjerë, jo vetëm të demokratëve, por të mbarë qytetarëve shqiptarë, të të gjithë atyre që duan të ndahen nga kjo diktaturë. Kjo është një diktaturë më e keqe se e para. Kjo mbështetësit i ka shumë më të paktë.
Kësaj diktature duhet ti përgjigjemi me frontin më të gjerë që duhet të krijojmë. Ti kundërvihemi me takimin e qytetarëve.
Trump është miliarder, por kishte 90% të mediave kundër. Në këtë fushatë nuk kishte as Facebook, as Instagram. Por një gjë nuk mund të censuronin, takimin me njerëzit. Donald Trump fitoi nga takimi me njerëzit”, tha nder te tjera Berisha.