Beyonce dhe Jay Z u shfaqën në tapetin e kuq për premierën e “Mufasa: The Lion King” në Los Anxhelos për të mbështetur vajzën e tyre, Blue Ivy Carter, e cila i jep zë personazhit të Kiarës në filmin e ri vizatimor.
Edhe pse familja e famshme nuk pranoi pyetje nga gazetarët ata ndaluan dhe pozuan për fotografët në premierën e Los Angeles.
“Mufasa: The Lion King” drejtohet nga fituesi i çmimit Oscar të “Moonlight”, Barry Jenkins, i cili vlerësoi profesionalizmin dhe performancën e Beyonce dhe Blue Ivy. Ai foli për gazetarët edhe për këtë projekt të ri kinematografik.
“Çdo person është një fans i The Lion King. Është pjesë e kulturës globale. Mendova se dija çdo gjë rreth historisë dhe këtyre personazheve, por kur lexova skenarin për herë të parë e kuptova sa shumë histori, sa shumë trashgimi dhe sa shumë jetë kanë këto personazhe”.
Tridhjetë vjet më parë publiku u njoh me historinë e udhëtimit të një luani të vogël i cili është në kërkim të vetes dhe familjes së tij. Disney nuk e dinte se çfarë suksesi do të ishte Mbreti Luan në 1994, i cili solli të ardhura prej 763 milionë Dollarësh në të gjithë botën.
“Mufasa: The Lion King”, është gati të dalë në kinematë në Shtetet e Bashkuara më 20 Dhjetor.