Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një takim dypalësh me Donald Trump në Pallatin Élysée përpara se të dy të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre-Dame.

Duke folur për shtypin, Trump u shpreh se ai dhe Macron kishin pasur “sukses vërtet të madh” duke punuar së bashku gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.

“Dhe sigurisht duket sikur bota po çmendet pak tani. Dhe ne do të flasim për këtë,” shtoi Trump.

Udhëtimi në Francë shënon kthimin e Trump në skenën botërore, edhe pse ende nuk ka nisur detyrën zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë.