Flukset hyrëse të Investimeve Direkte ((IHD) vazhdojnë të mbeten në nivele të larta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në tremujorin e dytë të këtij viti u rritën me 3.6%.
“Llogaria financiare regjistroi flukse hyrëse neto në vlerën 325.6 milionë euro, të zgjeruara me rreth 277.5 milionë euro krahasuar me një vit më parë”, thekson BSH-ja.

Flukset hyrëse të investimeve direkte për këtë tremujor janë përqendruar në sektorët e pasurive të paluajtshme, energjisë, aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, industrisë nxjerrëse dhe përpunuese.
Rritja vjetore e flukseve ka rezultuar kryesisht në sektorin e industrisë përpunuese, energjisë dhe në sektorin e pasurive të paluajtshme, kurse kontributi i industrisë nxjerrëse dhe aktiviteteve financiare dhe sigurimit paraqitet negativ në terma vjetorë.