Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi komentoi çështjen “Xhaçka”, si edhe debatin e zhvilluar në seancë plenarë në Kuvend këtë të enjte.

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Koçi tha se Partia Demokratike po bën retorikë me veten dhe se sjellja e tyre është një tregues dëshpërimi.

“Dua të them se opozita vazhdon me zanatin e fillimit të çdo seance dhe i shoqëron me deklarata për shtyp.

Sa për çështjen Xhacka si për këtë edhe një çështje tjetër, opozita dhe Sali Berisha kanë marrë lajme të këqija nga Strasburgu dhe Britania që lidhet me gjyqin që ka dashur të bëjë për shpalljen non grata.

Opinioni i Venecias është shumë i qartë. Vota e çdo deputeti ka për autoritet vetëm ndërgjegjen dhe vullneti politik të deputetit dhe nuk mund të urdhërohet.

Të shoqëruara edhe me çështje të tjerë, të pamundura për t’u bërë me interpretime të ndryshme. Ajo që lexohet qartë është një goditje për të, por pse jo edhe për kurthin që PD i ngriti Gjykatës Kushtetuese dhe që ra brenda”, tha Koçi.