Rei Manaj është sërish beqar!

Miqtë e afërt të të futbollistit treguan për “Panorama” se prej pak kohësh ai është sërish single. Ishte korriku i këtij viti, kur ai publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqej në shoqërinë e një vajze. Çifti merrte pjesë në një festë të organizuar jashtë, ku ftesa për Rein ishte çift. Ndonëse prej pak muajsh në lidhje, ai zgjodhi të merrte me vete partneren dhe madje të publikonte edhe një foto në Instagram me të.

Në rrjetet e tij sociale, vërshuan urimet për këtë çift, duke mbetur mister identiteti i vajzës në fjalë.

Por kur kanë kaluar më pak se 6 muaj nga foto e famshme, duket se çifti i ka dhënë fund. Miqtë e Reit kanë zbuluar se dyshja prej disa javësh nuk është më bashkë dhe se vajza në fjalë nuk ishte shqiptare.

Arsyet e ndarjes janë ende të paqarta, por miqtë zbulojnë se Rei ka preferuar që të vijojë me karrierën e tij në Turqi, duke zgjedhur mos të flasë më për këtë raport.