Faza e Ligës së Uefa Champions Leagu uli siparin e raundit të 6 të saj, duke mbyllur sfidat sa i takon këtij viti. Tashmë 180 minutat e fundit do të luhen në fundin e muajit Janar, në një periudhë të pazakontë për kompeticionin e kampionëve.

Me përfundimin e 6 raundeve të para, kemi filluar të zbulojmë edhe përgjigjet për pikëpyetjet e para, që lidhen me objektivat e 36 skuadrave pjesëmarrëse. Ajo që tanimë mund të thuhet mesiguri është se që të sigurosht një nga tetë vendet e para, që të kualifikon direkt në raundin e 16-ave duhen 18 pikë minimalisht, pasi edhe me 17 pikë rreziku është ekzistent. Kështu përpos Livepool që kryeson me pikë të plota dhe Barçës që me 15 pikë në vendin e dytë mund t’i mjaftojë vetëm 1 fitore në dy javët e fundit, skuadrat e tjera, përfshirë edhe Interin me 13 pikë, duhet që të sigurojnë pikë të plota në dy javët e fundit për të tentuar kualifikimin direkt.

Të njëjtin objektiv do të kenë edhe tre italianet e tjera, Milan, Juventus dhe Atalanta, të cilat që të shpresojnë e të bëjnë llogaritë në fund duhet të marrin maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e fundit të fazës së ligës. Megjithatë përveç Bolonjës që virtualisht është e eleminuar pasi ka vetëm dy pikë, asnjë nga skuadrat italiane mund të themi që nuk rrezikon të paktën pjesëmarrjen në Play Off.

Arsenal, Leverkusen, Aston Villa si dhe dy francezet Lillë që mposhti edhe pa Ednon Zhegrovën Sturmin e Grazit 3-2 si dhe supriza e vërtetë e këtij edicioni Brest kompletojnë tetëshen e parë aktualisht në renditjen e përgjithshme.

Ndërkohë kanë mbetur jashtë për momentin këtij grupi skuadrash, ekipe të mëdha si Real Madrid, Bayern i Mynihur, Manchester City apo PSG. 180 minutat e fundit do të përcaktojnë përfundimisht fatin e këtyre skuadrave në këtë fazë të re e të ndryshuar të këtij kompeticioni.