– Daddy Yankee njoftoi të hënën se ai dhe gruaja Mireddys González po divorcohen pas gati 30 vitesh martesë.
Reperi “Gasolina”, i cili normalisht është privat për jetën e tij personale, ka ndarë një deklaratë në historinë e tij në Instagram në spanjisht “me një zemër plot respekt dhe ndershmëri” për ndjekësit e tij.
Në deklaratë, ai tha se “pas shumë muajsh përpjekje për të shpëtuar martesën time”, González kishte kërkuar divorc.
“Besimi im në Krishtin ka qenë streha ime në çdo kohë dhe ishte një udhërrëfyes i vazhdueshëm teksa përpiqeshim të kapërcenim dallimet tona,” shkroi ai. “Unë e respektoj vendimin e Mireddys dhe jam mirënjohës për kohën që ndamë, plot bekime dhe vlera, dashuri dhe me një familje të bukur që do të vazhdojë të jetë prioriteti ynë”.
“Ky nuk është një moment i lehtë, por e kuptoj që është pjesë e procesit tim të jetës”, vazhdoi ai, duke thënë se do të fokusohej në atë se si të “mbrojmë stabilitetin tim, fëmijët e mi dhe gjithçka që është ndërtuar gjatë kaq shumë viteve”.
Daddy Yankee falënderoi ndjekësit e tij për respektimin e privatësisë së tij dhe tha se kjo do të ishte deklarata e tij e vetme për këtë çështje.
“Faleminderit për lutjet tuaja dhe që më keni lejuar gjithmonë të ndaj muzikën dhe jetën time me ju. Tani më shumë se kurrë kam besim se Zoti ka një qëllim për çdo fazë të jetës sonë.”, ka shkruar ai në përfundim.
Daddy Yankee, i njohur si “Mbreti i Reggaeton” dhe një nga artistët më të shitur të muzikës latine, njoftoi tërheqjen e tij nga muzika në mars 2022.