Kreu i SPAK, Altin Dumanin u vlerësua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit për vitin 2024.

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken i dha dekoratën Altin Dumanit, ndërsa e vlerësoi punën e tij dhe të Prokurorisë së Posaçme.

DASH postoi në faqen në rrjetin social X edhe dekoratën e Dumanit. Ndërsa vlerësimit iu bashkua edhe Byroja kundër Narkotikëve, që i shprehën “urimet” Altin Dumanit, si një nga 10 kampionët e 2024.

“Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit e njeh Altin Dumanin si një kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen e tij si Kryeprokuror i Posaçëm, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me integritet, profesionalizëm dhe guxim”.