Kreu i KQZ Ilirajn Celibashi, në fjalën e tij në konferencën konferencën ‘Depolitizimi i Administratës Zgjedhore’ e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE e KQZ është shprehur kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike.

Ai u shpreh se partitë duhet që të jenë në proces.

“Ka një disporopocion mes të drejtës që partitë kanë për të qenë prezentë në administrimin e zgjedhjve. Por, kjo në gjykim tim personal nuk do të thotë se në situatën dhe në stadin poltikë dhe social ku ndodhet vendi, partitë të përjashtohen nga administrimi ose nga prezenca në administrimin e procesit zgjedhor. Heqja fare e partive do të sillte mos pranim rezultati prej tyre. Jo depolitizim i plotë. Partitë të jenë në proces, por jo tërësht dhe vetëm ata”, tha ai.