Deputeti i Partisë Socialiste, Patri Koçi i ftuar në emisionin “Express” me drejtues gazetarin Nolian Jole ka folur mes të tjerash për zgjedhjet e 11 majit dhe votën e qytetarëve.

“Një prej çështjeve themelore në zgjedhjen që do të bëjë qytetari unë mendoj është raporti me drejtësinë. Partia Socialiste ka besim te reforma në drejtësi dhe SPAK, e mbron atë dhe të gjithë institucionet e tjera.

Nga ana tjetër kemi opozitën që e konsideron gjithë këtë strukturë organizatë kriminale.

Kjo reformë këto struktura të drejtëisë gëzojnë besimin e jashtëzakonshëm të njerëzve,” është shprehur deputeti Koçi.