Prej muajsh Lacio është në kërkim të një destinacioni për Hysajn, i cili nuk bën më pjesë në projektin e Baronit.

Gjatë merkatos së janarit thuhet se është skuadra e Leçes, ajo që do të tentojë të afrojë shqiptarin duke dërguar kështu në tre numrin e kuqezinjve në ekip, por paga e lartë e Hysajt është një pengesë e madhe.

Për këtë problem menaxheri i lojtarit ka thënë prej kohësh se po kërkon zgjidhje jashtë Serisë A italiane. Konkretisht ai ka sonduar tregun saudit, ku klubet nuk do të kishin vështirësi të mbulonin pagën vjetore të shkodranit, por për momentin thuhet se asnjë skuadër nuk ka bërë një hap përpara për të nisur një tratativë të mirëfilltë.