Tema e së hënës në ‘D-Night’ kësaj radhe kishte të bënte me thashethemet. Se çfarë thashethemi keni dëgjuar për veten. Dihet tashmë që përveç mesazheve edhe terreni zë një hapësirë të veçantë.

Sigurisht nuk mund të mungojnë as të rinjtë e të rejat që mbushin korpusin dhe japin mendimet e tyre.

Djemtë që ndaluan aty për temën hodhën akuza mbi moderatoren Dajana Shabani. E cila nuk e përtoi një përgjigje vetëm si ajo di.
Pjesë nga intervista:

Gazetari: Thashetheme më i çuditshëm që keni dëgjuar për veten?

Djali: Për vete nuk kam dëgjuar, por kam dëgjuar për shokun. E kam të martuar po ka pas tip afere me Dajanën. E patën ndarë me gruan.

Gazetari: Kanë dalë thashetheme që shoku i tij ka pas flirt me ty.

Dajana: Po mirë ëndrrat falas janë. Ça do ju prish ëndrrat unë juve.