Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përjashtuar çdo mundësi që ish paraardhësi i tij Lulzim Basha të jetë në listat e kësaj force politike në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha Basha mund të jetë në listat e PD-së aq sa mund të jetë ministri i PS-së, Taulant Balla.
“Jasht çdo lloj mundësie. Aq sa mund të jetë Taulant Balla. Ata të dy u pleksën shumë njeri me tjetrin. Nuk i referohem vetëm Toyota Yaris”, u shpreh Berisha.