Një vajzë me emrin Doa, ka mahnitur publikun teksa është prezantuar si një artiste e re në festivalin e “Këngës Magjike”. Jo vetëm me performancën e saj, Doa ka habitur publikun teksa ka deklaruar se nuk është shqiptare.
Ajo ka theksuar se po jeton prej 17 vitesh në Shqipëri, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me drejtuesin e spektaklit, Ardit Gjebrean, ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e saj të vertetë. Doa ka zbuluar se në fakt ajo quhet Shejda.
Gjatë bisedës Doa ka mahnitur teksa fliste gjuhën shqipe, ndërsa ka zbuluar se zotëron disa gjuhë, si: Italisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, persisht.
Pjesë nga bashkëbiseda:
Ardit Gjebrea: Ti e ke mësuar kaq mirë shqipen sa askush nuk besoj që ti nuk je shqiptare.
Doa: Çfarë t’i bëjmë?
Ardit Gjebrea: Çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë! Sa gjuhë di?
Doa: 6… 5 e gjysmë.
Ardit Gjebrea: Ajo gjysma më intereson.
Doa: Ajo gjysma është gjysmë frëngjisht, gjysmë spanjisht, kështu?
Ardit Gjebrea: Po gjuhët e tjera?
Doa: Gjermanisht, shqip, italisht, persisht…kë harrova?
Ardit Gjebrea: S’ka gjë, është gjuha e këngës, gjuha e zemrës!