Këtë sezon Arda Guler e nisi fuqishëm, por për shkak të dëmtimeve, tani po gjen pak hapësirë ​​te Real Madrid.

Playmakeri turk, i konsideruar ende si një nga talentet më të mirë në skenën evropiane, po lufton për t’u vendosur dhe mund të mendojë të shikojë përreth, në funksion të seancës së ardhshme të tregut të transferimeve, nëse situata nuk përmirësohet.

Megjithatë, ‘los blancos’ e ka bërë të qartë disa herë se duan ta mbajnë pranë vetes, mbi të gjitha se nuk duan ta shesin në afatin kalimtar të janarit, duke dobësuar kështu një skuadër që ka ende shumë objektiva për të arritur.

Po nuk mungon interesimi për Gulerin. Arsenali ishte i pari që mendoi për këtë, më pas në ditët e fundit është folur edhe për Bayer Leverkusen. Tani një tjetër skuadër gjermane, Borussia Dortmund, që po mendon për këtë.

Sipas asaj që raportohet nga portali ‘Bernabeu Digital’, skuadra verdhezi i ka bërë të ditur tashmë Real Madridit se, në rast se lojtari dëshiron të shkojë diku tjetër për të kërkuar fatin më të mirë, do të jetë gati ta mirëpresë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Marrëdhëniet mes Real Madridit dhe Borussias janë të shkëlqyera, por nuk ka gjasa që operacioni të përfundojë, duke qenë se për momentin nuk ka filtruar asnjë dëshirë për t’u larguar në rrethin e Gulerit.