Edhe pse është rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Dua Lipa e flet në mënyrë perfekte gjuhën shqipe dhe madje këtë e tregon me krenari.

Kështu ka bërë edhe gjatë një interviste për revistën prestigjioze Vogue, në rubrikën “What’s in my Bag”. Ndërsa tregonte se çfarë kishte në çantën e saj, Dua nxori librat e Spanjishtes dhe Frëngjishtes, duke zbuluar se është fokusuar te mësimi i këtyre dy gjuhëve dhe më pas do të donte të mësonte italishten.

Megjithatë, ajo theksoi se e flet gjuhën shqipe rrjedhshëm, duke folur një fjali edhe në shqip.

“Hej Vogue, unë jam Dua Lipa, edhe qe çka kena në çantë sot”, tha Dua.

Kjo nuk është hera e parë që e dëgjojmë Duan të flasë shqip, pasi ajo e bën këtë gjë sa herë i jepet rasti në daljet e saj.