Një e diel vërtet e paharrueshme për vëllezërit Esposito dhe ndoshta edhe më shumë për prindërit e tyre, Agostino dhe Flavia. Salvatore, Sebastiano dhe Pio (në rend nga më i madhi tek më i vogli) shënuan të gjithë dhe e bënë këtë brenda pak minutash.
Së pari, goli i Sebastianos me fanelën e Empolit në fushën e Veronës (16′ dhe 19′), më pas goli i Pios, i cili në minutën e 34-t i dha Spezias epërsinë ndaj Cittadella dhe në fund të pjesës së pare, penalltia e shndërruar në gol nga Salvatore, ende i veshur me fanelën e Ligurisë, e cila e çoi rezultatin në 3-0.
Në fillimin e pjesës së dytë, specialisti i goditjeve të lira të Spezias ishte ende protagonist, falë një devijimi, ai shënoi goditjen e tij personale nga gjuajtja e lirë (edhe një asistim për të), duke i çuar kështu golat e Espositos në pesë të kësaj të diele, festë për të gjithë, por …sidomos për ta.
Nuk është hera e parë që tre vëllezërit shënojnë në të njëjtën fundjavë, kishte ndodhur tashmë edhe në fund të shtatorit (dhe ishte hera e parë që ndodhte mes profesionistëve), por fakti që këtë herë e arritën praktikisht në të njëjtën kohë e bën atë më të veçantë dhe të rrallë. Për kënaqësinë e dashamirëve të numrave dhe, mbi të gjitha, të nënës Flavia dhe babait Agostino.