“Goca dhe Gra”, programi që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëherazi: Einxhel Shkira, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi, Egla Ceno. Një Talk Show mbi çështje të mprehta e tema që i flasim të gjithë, parë nga një këndvështrim ndryshe, çdo të shtunë, ora 22:00, në ekranin e Top Channel.
Egla Ceno nuk ishte prezente në “Goca dhe Gra”, kjo për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Megjithëse e sëmurë, ajo ka zhvilluar një bisedë telefonike me moderatorët e programit. Batutat nuk kanë munguar as këtë herë, ku Ceno tha se tashmë do të mendojë të martohet.
Egla: Tani që jam pa zë dhe nuk flas dot, mendoj që kam arritur përsosmërinë si grua. E di pse, se thonë që një grua që nuk flet është gjithmonë më e mirë. Nuk e kanë gabim.
Po mendoja që tani që u bëra grua për së mbari, pa pikë zëri, do i fus një të martuar, se më në fund mundem, se i ngela mamit në derë”