Eurodeputeti Thomas Waitz, ka folur rreth takimeve që po zhvillohen në Bruksel dhe dialogut Kosovë-Serbi.
Waitz u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se zgjatja e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, është diçka shqetësuese.
Sipas tij palët duhet të arrijnë sa më parë një marrëveshje, ndërsa Serbia duhet patjetër ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.
“Sot e nesër do të shikojmë lider të rajonit që do zhvillojnë takime me liderët e BE-së dhe të Ballkanit. Kjo mund të jetë një mundësi për të caktuar bisedime të reja.
Megjithatë kjo është shumë e vështirë për momentin pasi për shkak të zhvillimeve të brendshme në Serbi, Vuçiç nuk është shumë i gatshëm për dialogun me Kosovën”,-tha ai, ndërsa shtoi se “Për Serbinë duhet të jetë e qartë që nuk mund të futet në BE, pa e njohur Kosovën”.