Mazhoranca do të falë penalitetet e vendosura në 10 vitet e fundit në zonat rurale dhe këtë po e bën me një nismë ligjore që ka mbërritur në kuvend.
Por kjo nismë ka përplasur opozitën dhe mazhorancën lidhur me efektin e saj elektoral, pasi po miratohet 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Pranvera Resulaj, deputete e PS, në një intervistë për një intervistë televizive sqaroi se kjo nismë ka më shumë se një vit që diskutohet dhe kërkohet nga deputeti Erion Braçe.
“Kjo nuk është një risi, pasi kemi kohë që brenda mazhorancës e diskutojmë, madje kemi lehtësuar edhe procedurat për të gjithë ata që duan të ndërtojnë në zonat rurale. Kjo është një iniciativë e deputetit Erion Braçe, i cili ka më shumë se një vit që është fiksuar në këtë çështje. Akuzat e opozitës se ligji ka karakter elektoral, unë do t’i thoja që çdo gjë lidhet me zgjedhësit me qytetarët. Ata na kanë votuar dhe atyre do t’i shërbejnë. Edhe lëvizjet e opozitës elektorale janë. E rëndësishme është që kjo nismë do të diskutohet në kuvend dhe do të marrë kohën e duhur”, tha Resulaj gjatë një interviste për “E-ZONE”.
Sipas Resulajt përfshirja me procedurë të përshpejtuar në kuvend nuk kishte si qëllim miratimin e saj brenda seancës së të enjtes në kuvend. Po kush do të përfitojë nga ky projektligj?
“Çdo individ që ka ndërtuar për qëllime familjare në zonat rurale pa leje, ka bërë ndërhyrje në banesë apo në oborr dhe është gjobitur. Parashikohet edhe ata që janë gjobitur se nuk kanë zbatuar masat e pandemisë. Gjobat të anulohen. Flasim për gjoba të paekzekutuara dhe vetëm në zonat rurale”, tha më tej ligjvënësja socialiste.
Deputetja Resulat thotë se janë 3200 gjoba të vendosura vetëm për ndërtimet pa lejë në rang vendi me një total prej 2.5 mld euro.