Pas spektaklit të djeshëm të Big Brother VIP Kosova 3 dhe përfshirjes së Xhenetës në diskutime, kanë reaguar edhe familjarët e saj.
Në një postim në rrjete sociale, ata u shprehën thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar. Ata madje thanë se dëshirojnë ta largojnë atë nga ky format, pasi sipas tyre BBVK po mundohet ta poshtërojë para gjithë shqiptarëve.
“Ne si familje ndihemi thellësisht të shqetësuar për situatën e ndodhur gjatë Prime të sotëm, ku vajza jonë Xheneta u sulmua nga produksioni dhe moderatorët të cilët më shumë janë në rolin e opinionistëve sesa në drejtimin (udhëheqjen) e emisionit e që si disa herë të tjera tabelë qitje e përdorën Xhenetën.
Gjuha e Alaudinit dhe qasja e tij ndaj një vajze janë të patolerueshme në çdo mënyrë.
Në asnjë formë nuk e pranojmë as gjuhën e Xhenetës në drejtimin e banorëve tjerë, por që nuk është vetëm ajo që shprehet në atë mënyrë, klipet e tjera të cilat shpërndahen në rrjete sociale i shfaqin edhe banorët tjerë me të njëjtën gjuhë e mos edhe më të degraduar, video të cilat do t’i postojmë në Story-t e radhës e që produksioni nuk i shfaq asnjëherë.
Por, në rast se Big Brother është një lojë në të cilën duhet të luash e të përdorësh strategji për të triumfuar ndaj banorëve tjerë, atëherë Xheneta ka zgjedhur ndoshta lojën e gabuar, por jo ndryshe nga të tjerët.
Në rast se nuk ju pëlqen e nuk e dëshironi brenda asaj shtëpie të cilën vendosni ju, atëherë për hir të publikut më mirë na lejoni të largojmë nga ky format sesa ta poshtëroni në këtë formë e ta ulni figurën e një vajze para miliona shqiptarëve për interesa të klikimeve sepse shihet se e vetmja që bën lojë në atë shtëpi është ajo.”