Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit te Kaljari pasi në tre takimet e fundit të Seria A është preferuar titullar. Madje portieri i Kombëtares shqiptare ka rezultuar me fat, pasi Kaljari ka dy barazime në sfidat delikate me Milanin dhe Xhenoan, po ashtu dhe fitoren ndaj Veronës.

Pas sfidës së fundit, që u fitua me rezultatin 1 me 0 dhe porta e Kaljarit qëndroi e paprekur, Sherri ka postuar në rrjetet sociale.

“Shumë i lumtur për fitoren e parë dhe ndeshjen e parë pa pësuar gol. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Vazhdojmë kështu”, shkruan Sherri.

Falë paraqitjeve në tri sfidat e fundit, Kaljari aktualisht mban vendin e 12-të me 14 pikë në Seria A.