Revista e njohur Forbes llogarit se pasuria e presidentit te zgjedhur te SHBA Donald Trump është rritur me 3.6 miliardë dollarë.
Perandoria financiare e Trump një vlerë prej 6.1 miliardë dollarësh falë aksioneve të tij në “Trump Media & Technology Group”, kompania që zotëron platformën e mediave sociale “Truth”.
Sipas “Forbes” Trump në fillim të vitit kishte një vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh dhe në mars, presidenti i zgjedhur arriti maksimumin, sepse vlera shkoi deri në shtatë miliardë dollarë.
Në muajt në vijim, pasuria e tij pësoi ulje-ngritje, derisa arriti në 6.1 miliardë mbrëmjen e 26 dhjetorit.
Sipas llogaritjeve të “Forbes”, bazuar në të dhënat që variojnë nga viti 2010 deri në vitin 2019, Trump shpenzon mesatarisht 130 milionë dollarë në vit.
Gjatë katër viteve të tij të para në Shtëpinë e Bardhë e bënë atë të pasur, me bizneset e tij që realizuan 2.4 miliardë dollarë të ardhura dhe 550 milionë dollarë fitim midis 2017 dhe 2020.