Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar së fundmi një patrullë këmbësore në veri të Kosovës, thuhet në një postim të NATO-s në Facebook.
“Natë apo ditë, ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë”.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.