Vetëm një javë na ndan nga startimi i reality show-t më të ndjekur në vendin tonë, Big Brother Vip.

E sigurisht kurioziteti është i madh për të ditur VIP-at të cilët do të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi dhe do të tregojnë më tepër nga vetja e tyre duke na zbuluar kështu një anë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim vazhdimisht.

Pas Rozana Radit, Laert Vasilit dhe këngëtarit Marin një tjetër emër është zbuluar së fundmi që mbrëmjen e 21 dhjetorit do të futet në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Ish-partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako do të bëhet pjesë e Big Brother Vip.

Vajza bukuroshe, e cila përveç marrëdhënies së saj me Olsin, njihet për karrierën e saj në fushën e aktrimit apo dhe muzikës, do të jetë një nga banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se përgjatë kohëve të fundit ajo ka qenë një ndër emrat më të komentuar, shkak u bë ndarja e saj nga aristi Ols Bylyku.